Ka ndodhur

Digjen 4 makina gjatë natës në Shkodër, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gazeta Si – Katër makina janë djegur gjatë natës në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Kanë qenë banorët ata të cilët lajmëruan policinë.

Dy prej automjeteve, tip Audi A6, janë shkrumbuar tërësisht, ndërsa dy të tjerat janë të djegura pjesërisht.

Dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Mendohet se zjarri i është vendosur fillimisht njërës prej makinave dhe më pas, për shkak edhe të erës, është përhapur në mjetet e tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë