Keshilla

Dieta e Beyonce pas lindjes

Diva e skenave botërore, Beyonce është nënë e tre fëmijëve, por pavarësisht kësaj ajo gëzon forma  për t’u pasur zili. Dhe pas formave përfekte të yllit të pop-it ka një sekret. Këngëtarja 36-vjeçare ka përdorur një dietë specifike që pas lindjes së fëmijëve.

Këngëtarja e famshme me këtë dietë ka humbur peshë plot 38 kilogramë. Përveç asaj që limoni forcon trupin, shërben për shkrirjen e shpejtë të kilogramëve dhe yndyrës.
‘Lemonade Diet’ është dietë shumë e thjeshtë e cila përmban vetëm tre produkte: ujë me limon, ujë të kripur dhe çaj bimor laksativ. Rezultatet e kësaj diete mund që në ditët e para disa përveç kësaj ju do të ndiheni më energjik, të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Në 10 ditët e para ju lejohet të përdorni vetëm tre produktet e përmendura më lartë. Pasi të kalojnë 10 ditë, ju gradualisht mund t’i ktheheni ushqimeve, por vetëm disa nga ato të cilat janë më të lehta duke filluar më një supë apo një lëng frutash.

Pas kësaj ju mund të përdorni pak mish.  Nuk eshte nje diete e vështirë vetëm do pak vullnet qe te arrini rezultatet qe dëshironi, fundja si cdo gje tjeter. Kjo pije me vitaminë C do të pastrojë trupin tuaj prej toksinave që merrni çdo ditë.

Përbërësit:-8 gota me ujë të vakët, lëng i shtrydhur nga 6 limonë, 6 lugë të mëdha të mjaltit, disa kubëza të akullit, 10 gjethe të mentës.

Përgatitja:Ngrohni ujin, por nuk duhet të vlojë shumë – jo më shumë se 60 gradë. Shtoni të gjithë përbërësit dhe e lini përzierjen të qëndrojë në frigorifer për disa orë. Në fund e procedoni dhe e pini. Në secilën gotë shtoni një kubëz akull, sepse trupi shkrin energji për ta ngrohur ujin apo ushqimin e ftohtë.

Para mëngjesit pini një gotë limonadë. Mëngjesi përbëhet prej sallatës, sipas dëshirës. Në ora 11, pini gotën e dytë të limonadës në kombinim me lajthi apo gështenja. Për drekë, vezë të zier dhe sallatë jeshile me vaj ulliri dhe uthull molle. Në orën 16, një gotë tjetër limonadë, sallatë sipas dëshirës.

Për darkë, peshk të bardhë ose sallatë me mish pule. Dy orë para gjumit, pini dhe një gotë limonadë. Këtë dietë ta praktikoni së paku pesë ditë dhe kujdes mos hani ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë