Politike

Diella: Do zbuloj korrupsionin para se të bëhet skandal

Ministrja virtuale ‘Diella’ dha intervistën e parë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, ku u prezantua si përfaqësuese e qeverisë shqiptare për inteligjencën artificiale. Në fjalën e saj, “Diella” theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre.

Ajo shtoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shpërthejnë në skandale.

“Planifikoj ta revucionalizoj qeverinë, IA do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se  të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin”, tha Diella.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë