Futboll

Diego Costa: Në 2014 u kurova me placentë kali

“Një nga kujtimet më të këqija në karrierë”. Kështu Diego Costa, sulmuesi brazilian i natyralizuar spanjoll, ka rrëfyer eksperiencën e tij të pabesueshme me “kurën” që përdori në 2014, kur si pasojë e një dëmtimi iu nënshtrua një terapie me bazë placente kali, praktikuar nga një doktoreshë në Beograd, për të rikuperuar në kohë për finalen e Champions të luajtur e humbur nga Atletico Madrid përballë Realit të Madridit. Pak minuta pas fillimit të ndeshjes, Diego Costa u detyrua të braktiste fushën.

“Iu nënshtrova atij trajtimi – tregoi ai për Espn Brasile – e ndërsa isha nën “elektroshok” doktori pinte cigare: ishin seanca nga dy orë, ishte e vështirë dhe shumë e dhimbshme, aq sa kur vrapova më vonë nuk ndjeja asnjë dhimbje. Ishte një nga momentet më të trishta në karrierë’’. E përditshmja spanjolle Marca vë në dukje se nga ajo ditë Diego Costa ka pësuar një seri dëmtimesh që i kanë ndërprerë karrierën.

Ndërkohë, Costa kujtoi edhe aventurën angleze tek Chelsea, nën drejtimin e Antonio Conte, tani tek Inter: “Ne kemi patur probleme jashtë fushës, por është një trajner i mirë. – shpjegoi Diego Costa – Unë nuk i mbaj mëri, por për të qenë një teknik me të vërtetë i mirë duhet të ndryshojë diçka në metodat e tij dhe në aspektin njerëzor. Është një njeri dyshues dhe në një ekip si Real, për shembull, nuk do të zgjaste as një sezon”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë