Ka ndodhur

Dibër, sherr me sende të forta mes dy vëllezërve për motive pronësie

Gazeta Si – Një konflikt i rëndë familjar është shmangur nga policia në Dibër, ndërsa në pranga janë vënë dy vëllezër.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin “Laçes”, ku dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve Festim dhe Liman Përgjegji, të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit Festim Përgjegji, 50 vjeç, dhe Liman Përgjegji, 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë