Gazeta Si – Dy vëllezër, të identifikuar si Fjoralb Mani dhe Arsen Mani janë arrestuar në Dibër, pasi hynë në një banesë dhe kishin vjedhur një shumë parash prej 300 mijë lekësh, varëse dhe orë floriri.
Policia thotë se dy persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë të Maqellarës dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë) një shtetaseje.
Pas largimit të hajdutëve, gruaja ka dhënë alarmin për ngjarjen, duke njoftuar policinë lokale.
Disa orë më pas, policia e Dibrës arrestoi si autorë, vëllezërit Fjoralb dhe Arsen Mani, përkatësisht 25 dhe 27 vjec, banor të të njejtit fshat.
Tashmë dy vellezërit do të përballen me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa hetimet për rastin po ndiqen nga Prokuroria e Dibrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




