Ka ndodhur

Dibër, 2 policë plagosen gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim

Nga Gazeta ‘Si’- Dy policë të forcave Shqiponja mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim në Dibër.

Sipas njoftimit zyrtar, oficeri i policisë, Gentjan Meda ka rënë nga një lartësi gjatë operacionit, duke pësuar goditje në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa kolegu i tij, me iniciale B.Gj., ka thyer këmbën.

Personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Klodian Llomi (Mazari), ka tentuar të ikë nga vendngjarja, ndërsa policët u hodhën mbi një mur për ta kapur, por mbetën të lënduar.

Përpjekjet e forcave “Shqiponja” u finalizuan me arrestimin e të kërkuarit, i cili rezulton i dënuar me 6 vjet e 7 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë