Gazeta Si – Një 28 vjeçar është gjetur mëngjesin e të martës i pajetë nga familjarët në fshatin Çidhën të Dibrës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ujëmbledhësi i centralit të vjetër”.
Viktima, me iniciale D. T., banues në fshatin Çidhën vuan nga problemet e shëndetit mendor.
Sipas deklaratave të familjarëve të tij, dyshohet se ai është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




