Ka ndodhur

Dibër, 24-vjeçari konfliktohet dhe kërcënon vëllain dhe kunetërit

Gazeta Si – Një 24-vjeçar në fshatin Ushtelenxë të Dibrës është arrestuar pas një konflikti në familje. Policia tha se i riu me iniciale A.Gj., u konfliktua dhe kanosi vëllain e tij, R.Gj.

Gjithashtu, ai goditi me sende të forta kunatën e vëllait, A.N., si dhe kanosi e i dëmtoi makinën bashkëshortit të kësaj të fundit, S.N.

Policia, që u sinjalizua për ngjarjen, ndërhyri në kohë dhe arrestoi 24-vjeçarin. Por në këtë momente ka qenë babai i tij, B.Gj., 60 vjeç, i cili dëmtoi me mjete të forta makinën e policisë për të shmangur arrestimin e djalit të tij. 60-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë