Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Petkoviç: Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen, por s’pres asgjë nga takimi i ardhshëm

Nga Gazeta 'Si' - Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka folur për dialogun Beograd-Prishtinë, dhe takimin që pritet të zhvillohet në nivel teknik javën e ardhshme.

Ai është shprehur se nuk pret asgjë nga ai takim.

“Si gjithmonë, ne shkojmë të përgatitur me ekspertët tanë, me të gjitha temat që janë në tryezë. Jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka hapur. Ne posaçërisht insistojmë në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin me një qasje të tillë dhe për të ruajtur popullin serb në Kosovë”, tha Petkoviç gjatë një interviste për mediat serbe.

Petkoviç nënvizoi se është i domosdoshëm zbatimi i marrëveshjeve, ndërsa ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se po pengon ecurinë e dialogut.

“Do të provohet në fillim të korrikut, me shumë gjasë më 2 korrik, takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin. Por zbatimi i Marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë