Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon sot Vuçiç në Beograd

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohet sot (30 gusht) me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës dhe vjen fill pas bisedës mes Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bled, gjatë Forumit Strategjik në Slloveni.

Gjetja e një rruge për normalizimin e situatës mes Serbisë dhe Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjes së 3 qershorit pritet të jetë në fokus të takimit Lajçak-Vuçiç.

Në takimin me Kurtin, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, bisedoi për raundin e ri të bisedimeve të nivelit të lartë, që parashikohet të mbahet në shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë