Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell ka folur mbi rëndësinë që ka nisja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve edhe pse në fakt si Vjosa Osmani ashtu edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u panë të distancuar për këtë temë në samitin e BE-së.
I pranishëm në samitin që mbahet në Tiranë mes liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, Borrell u shpreh se teksti i fundit i propozimit mbështetur nga Franca e Gjermania u është dërguar mbrëmjen e djeshme Beogradit e Kosovës.
“Tashmë janë ata që duhet të nisin diskutimet serioze se është një moment ku ka një mundësi të madhe. Ndjesë nuk e ndaj dot përmbajtjen e dokumentit për dialogu Prishtinë Beograd”.
“Kjo ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, është samiti i parë me BE qe ndodh në Ballkan. Jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur për tu përballur me pasojat e luftës.
Çmimet e energjisë janë rritur shumë e do i japim mbështetje të rëndësishme financiare familjeve. Shqipëria është goditur nga sulmet kibernetike, ekspertët tanë janë këtu për ta ndihmuar Shqipërinë për tu përballur me kërcënimet hibride që vijnë.
Lidhur me dialogun Prishtine Beograd ky është moment i rëndësishëm. Marrëveshja për targat ka përfunduar tashmë duhet të angazhohen mirëfilli në dialog me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë e Francës.
Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit e Kosovës e tashmë janë ata që duhet të nisin diskutimet serioze se është një moment ku ka një mundësi të madhe.
Jam shumë aktiv për këtë. Me rëndësi të nisin të punojnë jo të caktojmë një datë artificiale por të punohet me shpejtësi është koha për të punuar“, tha Shefi i diplomacisë së BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




