Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 vajza të mitura.
Ato akuzohen se kanë dhunuar një vajzë tjetër të mitur, ku aktin e kanë filmuar dhe më pas pamjet i kanë publikuar në rrjetet sociale për ta denigruar atë.
Gjithashtu, raportohet se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin F. B., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals në rrjetet sociale, me të cilin përdor shprehje fyese dhe denigruese për figurën e një 15-vjeçareje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.