Gazeta Si – Njëri prej autorëve të dyshuar të sulmit me mjete të forta ndaj kancelarit të Gjykatës së Elbasanit një javë më parë, Ledio Sulkuqi, është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Policia e Elbasanit thotë se autori i dyshuar është Usama G. 24 vjeç. Policia dyshon se dhuna ndaj kancelarit lidhet me punën e tij në gjykatën e këtij qyteti.
Ledio Sulkuqi u godit disa herë me levë mbrëmjen e 10 prillit sapo doli nga një lokal pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.
Grupi hetimor është ende duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




