Ka ndodhur

Dhunuan gjatë arrestimit 15-vjeçarin me pistoletë, pezullohen nga detyra 3 policë në Tiranë

Gazeta Si – Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Tiranës, 3 punonjës policie të Komisariatit nr.6, janë pezulluar nga detyra, pasi gjatë arrestimit, kanë dhunuar një 15-vjeçar që qarkullonte i armatosur me pistoletë.

Sipas të dhënave paraprake, pezullimi i efektivëve ka ardhur për shkak të dhunës që ata kanë ushtruar ndaj të miturit në momentin e arrestimit, ndonëse e kishin neutralizuar.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Fushë-Mëzez pranë Tiranës dhe inspektorët e pezulluar janë; R.H., dhe B.A., si dhe nënkomisari A.K, efektivë të Komisaritit nr.6 në kryeqytet.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë