Ka ndodhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Nga Gazeta Si- Dy vëllezër në Shkodër janë vënë në pranga, pasi dhunuan efektivin e forcave “Shqiponja”.

Nën hetim është dhe një 19-vjeçar me iniciale E. L., drejtues i mjetit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Sipas policisë, gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga forcat “Shqiponja”.

Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga vëllezërit: 29-vjeçari M. D. dhe 38-vjeçari M. M. alias M. D. të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë