Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Pogradec, pasi kishin dhunuar dhe tentuar të rrëmbenin një 17 vjeçar për shkak të një konflikti që kishin patur me të.
Në pranga kanë rënë Marjo Xhangolli 33 vjeç dhe Aljan Hilaj, 32 vjeç, banues në Pogradec. Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur njëri prej tyre hyn në lokal dhe nxjerr për krahu adoleshentin.
Më pas tentojnë ta fusin në makinë, por pasi ky i fundit reziston nisin ta godasin me grushte dhe me thikë duke i shkaktuar dëmtim në dorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje