Ka ndodhur

Dhunuan dhe grabitën me armë noterin në shtëpi, arrestohen 3 autorët (Video)

Dy javë pas grabitjes me armë në shtëpinë e noterit Thoma Kaçi në Sarandë, policia ka arritur të arrestojë autorët e dyshuar.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se lidhur me ngjarjen e ndodhur në 20 tetor, janë vënë në pranga 3 persona.

Të arrestuarit janë: Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë; dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 tetorit në momentin kur Kaçi po dilte me gruan dhe djalin nga banesa e tyre në mëngjes. Në atë moment ata dëgjuan derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur.

Nën kërcënimin e armës ata i detyruan të futen sërish brenda duke i lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i fshihnin paratë.

Pas kërcënimeve të vazhdueshme Kaçi u tregoi se ku ndodheshin paratë. Ata morën 20 mln lekë të vjetra në banesë dhe më pas u larguan. Noteri arriti të telefonojë policinë dhe ishin efektivët që e liruan nga karrigia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë