Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të plagosjes së avokatit M.M., një ditë më parë në Sarandë.
Policia njofton se në kërkim janë shpallur A.R., E.F., dhe një person tjetër me iniciale S.N. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin , në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive banale, kanë goditur me shkopinj bejzbolli avokatin 39-vjeçar, banues në Sarandë.
Të dyshuarit, përveç se e kanë dhunuar, i kanë dëmtuar makinën, duke i thyer edhe xhamat.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të portit. 39-vjeçari, i cili pësoi fraktura në trup, u dërgua menjëherë në spital, ku nddodhet nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




