Ka ndodhur

Dhunuan 29-vjeçaren në Vlorë, arrestohet babai, vëllai dhe i fejuari i saj

Nga Gazeta ‘Si’- Një 29-vjeçare është dhunuar brenda në banesë nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.

Raportohet se uniformat blu kanë marrë informacion se e reja ishte dhunuan nga familjarët dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Në pranga janë vendosur babai i saj, 60-vjeçari me iniciale A. B., i vëllai, 26-vjeçari me iniciale E. B., dhe i fejuari 34-vjeçari me iniciale A. J..

Mësohet se 29-vjeçarja e dhunuar ndodhet në spital është në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë