Gazeta Si – Një 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë për dhunë në familje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
Bëhet e ditur se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, arrestuan M. S., 46 vjeç, banues në rrugën “Thethi”, Kamzë.
46-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.
Po ashtu, gjatë kontrollit të bërë në banesën e tyre, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 46-vjeçari pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




