Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe ndaj kunatit të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘Dhuna në familje’, shtetasin B. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe ndaj kunatit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, 36-vjeçari me inicialet R. B, banues në Shushicë, Vlorë pasi në rrugën nacionale Risili-LLakatundë, është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




