Nga Gazeta ‘Si’- Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është shkarkuar pasi ka dhunuar shefin e financës së spitalit.
Në vend të saj është emëruar, Astrit Ademi.
Më 11 shkurt, Drejtoresha e Spitalit të Dibrës u vu nën hetim, pasi dyshohej se ka goditur me një shishe në fytyrë shefin e Financave në këtë spital. Ka qenë ky i fundit ai që ka referuar rastin në policinë e Dibrës.
Pas fyerjeve personale mes Shehut dhe shefit të Financës Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, Shehu është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.
Gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




