Ngjarje

Dhunoi sekretarin e KZAZ në Kashar, lihet në burg 26-vjeçari

Nga Gazeta ‘SI’- Është lënë në burg Rei Nozlli, 26-vjeçari i cili goditi me grushte sekretarin e KZAZ 30 në zonën e Kasharit në Tiranë, teksa numëroheshin fletët e votimit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment Rei Nozlli dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit.

Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik.

Mbas identifikimit të këtij reagimi, kallëzuesi Remzi Mehmeti, në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave, por Rei Nozlli, sipas Prokurorisë,  kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushta dhe shkelma.

Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë