Gazeta Si – Policia e Elbasanit ka ndaluar një 40-vjeçar pasi ka goditur me grushte një 70-vjeçarja. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 14 shkurt në një shkollë 9-vjeçare, aty ku i lënduari punonte si roje. Policia thotë se 40-vjeçari, prind i një fëmije të shkollës, u ndalua pas urdhrit të Prokurorisë së Elbasanit.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkollë 9-vjeçare”, njoftoi policia.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




