Gazeta Si – Një 37-vjeçar në Lezhë, është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Sipas policisë, 37-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe më pas ka kërcënuar me hanxhar efektivët e policisë me qëllim mosarrestimin e tij. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.
“Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.