Ka ndodhur

Dhunoi dhe vodhi punonjësin e lavazhit, kapet 19-vjeçari në Sarandë

Nga Gazeta ‘SI’ – Një 19-vjeçar dyshohet se ka grabitur me dhunë punonjësin e një lavazhi në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në 31 dhjetor, kur i riu me inicialet I.A. i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh punonjësit.

19-vjeçari u vu nën hetim, ndërkohë që Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon hetimet për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë