Ka ndodhur

Dhunoi dhe kërcënoi me armë gruan, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si – Një 44-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten dhe më pas e ka kërcënuar se do e vriste me armë.

Luan Pjetri, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij M.P., se e dhunonte dhe e kishte kërcënuar me armë, u vu në pranga menjëherë nga policia.

44-vjeçari vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë