Ka ndodhur

Dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, arrestohet 37-vjeçari në Kamëz

Një 37-vjeçar i identifikuar si Marash Mexhaj është arrestuar nga policia e Kamzës, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.

Siç njofton policia, 37-vjeçari mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë.

Ndërkohë në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur.

Policia thotë se mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Gjatë kontrollit përreth banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. Po gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të Policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë