Ka ndodhur

Dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi me armë policët, arrestohet 57-vjeçari

Nga Gazeta Si - Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçar, i cili ushtroi dhunë mbi bashkëshorten e tij dhe kërcënoi me armë efektivët e policisë që i shkuan në shtëpi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit se në rrugën “Sabaudin Gabrani”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e kishte kërcënuar me armë gjahu, shkuan në banesë dhe arrestuan në flagrancë i shtetasit: S. D., 57 vjeç, për veprat penale ‘Dhuna në familje’, ‘Kanosja për shkak të detyrës’ dhe ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë