Gazeta Si – Një 38-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi ka dhunuar bashkëshorten. Policia tha se ka vënë në pranga E.S., banues në fshatin Lumzi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në fshatin Lumzi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, – njofton policia.
Prej javësh policia ka nisur një valë arrestimesh për bashkëshortët që kryejnë dhunë në familje, ku rasti më flagrant ishte ai i një 35-vjeçari në Tiranë, i cili mes të tjerash kishte izoluar gruan dhe fëmijët, duke i kontrolluar me kamera sigurie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




