Ka ndodhur

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë. Në banesë iu gjet kallashnikov e municion

Gazeta Si- Një 37-vjeçarme iniciale A.S., është arrestuar në Lezhë pas kallëzimit të bashkëjetueses së tij për dhunë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e 37-vjeçarit, janë sekuestruar një armë zjarri, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë.

"Në kuadër të “operacionit policor të koduar “Poseduesi”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit Arjan Sallaku., 37 vjeç. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë