Ka ndodhur

Dhunoi babain, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij si dhe e ka kërcënuar.

Policia thotë se ka përfunduar në pranga shtetasi me inicialet B.H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë babin e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë