Gazeta Si – Një 38-vjeçar, i identifikuar si Spartak Cara, banues në Tiranë, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka goditur punonjësen e OSHEE-së, R.H., 37 vjeçe, gjatë një kontrolli rutinë në lokalin e tij në rrugën “Artan Lenja”.
Ngjarja ndodhi më 25 prill 2025, rreth orës 13:00, kur punonjësja e OSHEE-së kishte shkuar për të kontrolluar sahatin e dritave të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të policisë, Cara dyshohet se ka goditur fizikisht punonjësen me sende të forta, duke e lënë të plagosur.
Pas ngjarjes, ai është larguar nga vendi i incidentit dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga autoritetet. Ndërkohë, punonjësja e OSHEE-së është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.