Dhunohet për vdekje një 47-vjeçare në Malësi të Madhe. Ajo është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët.
Policia thotë se në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.