Nga Gazeta ‘Si’-Një sulm i organizuar me shkopinj u regjistrua mesditën e sotme në një servis në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16 të qytetit, ku katër të rinj kanë shkuar në pikën e servisit dhe goditën pa mëshirë me shkopinj 30-vjeçarin Ramadan Hasani.
Ai ka mundur të futet në ambientet e servisit, ku në fillim një prej personave e ka goditur me shkop, dhe pak sekonda më vonë kanë mbërritur dhe tre të tjerë. I riu ka tentuar edhe një herë që t’i shpëtojë dhunës, por nuk kam mundur dhe është goditur nga të katërt personat.
Edhe pse në servis ka pasur disa të tjerë prezentë, duket se askush nuk ka tentuar që t’i ndajë. 30-vjeçari i identifikuar si Ramadan Hasani, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, ai është dhunuar nga Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari, dhe Erion Gura. Dyshohet se konflikti ka nisur në datë 14 mars mes Hasanit, Selimajt dhe vëllait të këtij të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




