Gazeta Si – Një 34-vjeçar ka goditur me sende të forta këtë të premte një avokat brenda zyrës së tij në Fier.
Policia bën me dije se i riu është shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, ku shtetasi D. Sh., banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E.S., 50 vjeç, me detyrë avokat.
Policia tha se është shpallur në kërkim shtetasi D.Sh dhe po punohet për kapjen e tij.
Po ashtu, një ditë më parë, një avokate në Korçë është marrë peng dhe është kërcënuar me armë brenda zyrës së saj të avokatisë.
Policia tha sot në një njoftim për mediat se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë autorin e dyshuar, N.Ç.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ishte klient i avokates dhe kjo e fundit e kishte përfaqësuar ligjërisht në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie.
Policia thotë se autori i dyshuar e kërcënoi me një armë sportive pistoletë pneumatike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




