Ka ndodhur

Dhunë, vjedhje dhe drejtim makine në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Fier

Nga Gazeta ‘Si’-Katër shtetas kanë përfunduar në pranga në qarkun e Fierit për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme penale.

Një prej rasteve lidhet me dhunën ndaj një qytetari të cilit i është rrëmbyer portofoli me dhunë, ndërsa ky i fundit ka përfunduar në spital si pasojë e goditjeve. Lidhur me këtë ngjarje ka përfunduar në pranga 41 vjeçari me inicialet H.L.

Dy shtetas të tjerë janë arrestuar pasi janë konstatuar nga efektivët se drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa një 22 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi qarkullonte me armë të ftohta në xhep, të llojit dorezë metalike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë