Ka ndodhur

Dhunë në familje dhe shitje droge, dy të arrestuar në Tiranë dhe Vlorë

Nga Gazeta 'SI' - Dy persona janë arrestuar gjatë kësaj të shtune në vend.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

“G. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij”, njofton policia.

Në qytetin e Vlorës, Policia ka vënë në pranga 29-vjeçar që shpërndante doza kokaine.

“Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën një sasi lënde kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë