Ka ndodhur

Dhunë ndaj denoncueses, pezullohen nga detyra dy zyrtarë policie në Himarë

Dy punonjës policie në Vlorë janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të dhunshme me një grua, e cila më pas i ka denoncuar ata.

Bëhet fjalë për dy punonjësit e policisë, Xhevdet Qepo (me detyrë Shef i Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë)dhe Kastriot Satka (me detyrë SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë), të cilët tashmë janë pezulluar nga detyra.

Procedimi ka filluar pas kallëzimit të një gruaje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi ajo pretendon se është ushtruar dhunë ndaj nga ana inpektorit Satka.

Materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë