Gazeta Si – Sfida mes Olimpiakosit dhe AEK-ut ka rikthyer skenat e dhunë në futbollin grek. Ultrasit e Olimpiakosit, në shenjë revolte ndaj gjykimit, pushtuan fushën dhe shkaktuan trazira të mëdha. Në një moment në fushë zbriti dhe presidenti i skuadrës, Vangelis Marinakis.
Arbitri akordoi një penallti në favor të AEK-ut, kur rezultati ishte 1-1. Aty shpërtheu zemërimi i tifozëve fanatikë të Olimpiakosit, që solli edhe ndërprerjen e lojës për më shumë se 10 minuta. Në fushë u hodhën sende të ndryshme, që vunë në rrezik futbollistët dhe arbitrat.
Liga Yunani, Fans Olimpiakos turun ke lapangan dan sebabkan kericuhan setelah timnya kalah 1-3 dari AEK Athens.pic.twitter.com/NCTaacRPfV
— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) April 24, 2023
AEK-u shënoi 2 gola me rifillimin e lojës dhe fitoi ndeshjen 1-3. Kur arbitri sinjalizoi fundin e ndeshjes tifozët reaguan më keq, duke hyrë në fushë dhe tentuan të godisnin futbollistët, por këta të fundit u futën me shpejtësi në dhomat e zhveshjes.
AEK-u mban vendin e parë, me pikë të barabarta me Panathinajkosin, kurse Olimpiakosi është në vend të 3-të. Skenat e djeshme kanë risjellë në vëmendje atë që ndodhi pak vite më parë në Greqi, kur presidenti i PAOK-ut u fut në fushë me armë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




