Politike

Dhuna në Kuvend, deputetët e opozitës ndërpresin mbledhjen e Sekretariatit të Etikës. Noka: Mosbindje civile!

Nga Gazeta 'Si'-Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS do ndëshkonte 24 deputetët e PD për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament.

Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

“Garda jashtë!” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra i cili pas debateve me Klotilda Bushkën, ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.

Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka u detyrua të ndërpresë mbledhjen.

Pasi ndërpreu mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Noka u shpreh se PD nuk njeh asnjë vendim ndaj tyre dhe do të marrin pjesë në seancën e radhës Parlamentare, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme (3 tetor).

Noka: Kjo është fytyra e këtij regjimi, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla dhe duke shfryrë duf dhe mllef ndaj opozitës mund ta intimidojnë. Kurrë nuk kanë për t’ja arritur, ka mbaruar ajo ditë kur bënin ctë donin më opozitën.

Opozitën do ta kenë përballë në mosbindje civile. Ne datë 7 në orën 18:00 në Tiranë, e gjithë Shqipëria në Tiranë, mosbindje civile për t’i dhënë rrugë qeverisë teknike dhe kjo Shqipëri të shpëtojnë nga çeta e hajdutëve dhe t’i kthehet demokracisë.

Pyetje: A do jeni në Kuvend në seancën e radhës?

Noka: Ju mendoni se deputetet e PD-së do të njohin vendimet e narkos? Ne jemi përfaqësues të popullit opozitar, të atij populli që nuk pranon Shqipërinë Narkos, hajdutët dhe çetat, Alibabën dhe nuk pranon që Shqipëria të shpopullohet si pjesë e një projekti antishqiptar.  Ne do jemi aty, nuk njohim asnjë vendim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë