Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 3 nga 4 personat e arrestuar për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali në Krujë pak ditë më parë. Pas hekurave mbetën Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja. Ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje.
Të katërt personat janë nën akuzë për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Dy qytetarët Bilbil Maja dhe Jashar Maja u sulmuan me shkopin bejsbolli dhe armë nga anëtarë të fisit Rraja.
LEXO EDHE:
– Ngjarja në Krujë, Rama nuk kursen as Bledi Çuçin, e shkarkon. Taulant Balla, Ministëri i ri i Brendshëm
– U shkarkua nga detyra, Bledi Çuçi: Prej ditës së parë kam shërbyer me integritet
– ‘Policia fjeti gjumë’, banorët e Borizanës: Bëmë 40 denoncime, askush nuk mori masa
– Operacion nga RENEA për të shpallurit në kërkim në zonën e Niklës dhe Tapizës
– Dhuna nga fisi ‘Rraja’, ‘shkrihet’ komisariati i Policisë së Krujës, Tonin Vocaj merr kompetencat
– Dhuna për guroren, jep dorëheqjen deputeti i PS-së, Rrahman Rraja: Largohem nga jeta politike (vendimi pas publikimit të videos)
Në dëshminë e tyre dy të dhunuarit kanë dhënë detaje për sulmin ndaj tyre.
“Kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup. Dhe persona të tjerë, të afërm të tyre na kanë goditur pa pushim duke ana lënë pa ndjenja”, ka deklaruar Bilbil Maja.
Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, nuk e ka kallëzuar krimin dhe ka kryer veprime për pengimin e së vërtetës duke mos siguruar për policinë pamjet DVR nga kamera e sigurisë.
Ishin vetë pjesëtarë të fisit Maja që filmuan dhe dokumentuan sulmin.
Bilbil Maja kishte denoncuar disa herë në polici për dëmtimet që po shkaktoheshin nga shpërthimet e gurores dhe kishte tentuar disa herë të bllokonin kamionët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




