Gazeta Si – Asnjë tolerim për Tërbunin, pas dhunës në ndeshjen me Turbinën fundjavëm që kaloi, ku u godit një nga arbitrat. Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur sot që Tërbuni ta humbasë në tavolinë 0-3 ndeshjen (përfundoi në barazim 1-1) dhe të zbritet një kategori më poshtë.
Një vendim i pritshëm ky për faktin se ndeshja u ndërpre për shkak të dhunës, pavarësisht pretendimeve të klubit pukjan për të kundërtën. Kohët e fundit në fakt ka pasur zëra për një tendencë të FSHF-së kundër Tërbunit, si klub ‘opozitar’.
Vendimet kryesore të Disiplinës
Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina. Dënohet me gjobë në masën 300.000 lekë. Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
Lojtari i Adës, Jonuz Meta, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim.
Lojtari i Devollit, Mateo Pere, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Devollit, Egli Malesia, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Labërisë, Alvi Ahmetaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Labërsë, Dritan Resuli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




