Ekonomi

Dhoma Amerikane kërkon fond emergjence me kredi të buta dhe grante

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka propozuar një plan masash qeverisë shqiptare në mënyrë që të minimizohen efektet negative te bizneset që janë mbyllur apo janë goditur nga situata me koronavirusin.

Me anë të një deklarate për median Dhoma Amerikane e Tregtisë, AmCham, propozon që të shtyhen fillimisht deklarimi dhe pagesa e tatimit mbi fitimit, njoftimi vjetor për transaksionet e kontrolluara, detyrimet fiskale për tre muaj kurse për bizneset e sekotrit të turizmit për 6 muaj. Teksa propozon dhe një fond emergjence me kredi të buta dhe grante që bizneset të përballojnë efektin negativ.

“Ne rekomandojmë plan masash si në vijim: Kërkesë për shtyrjen e afatit ligjor për: Depozitimin e pasqyrave financiare; Formularit për Deklarimin dhe Pagesën e tatimit mbi fitimin, si dhe; Njoftimit vjetor per transaksionet e kontrolluara. Eliminimin e detyrimeve fiskale për të paktën tre muaj, dhe per bizneset në sektorin e turizmit gjashtë muaj. Krijimin e një fondi të emergjencës që do të mundësoje akses në kapital (me anë të kredive të buta si dhe granteve) në mënyrë që bizneset të përballojnë efektin negativ të kësaj periudhe”, thuhet në deklaratën AmCham.

Sipas kësaj Dhome, këto nuk jane kohë të zakonshme për biznesin dhe politikat qeveritare duhet të orientohen në perputhje me situatat e jashtëzakonshme në të cilat po jetohet. “Ne besojmë se rekomandimet tona do t’i vijnë në ndihmë të gjitha bizneseve të cilat janë dëmtuar financiarisht, duke i lehtësuar nga detyrimet financiare të detyrueshme në kohë normale”, thuhet në këtë deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë