Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaçe, është shprehur se sistemi tatimor në Shqipëri duhet të modernizohet, pasi ky model ka frenuar klimën e investimeve.
Jaçe përmend konstatimet e FMN-së duke thënë se ato shqetësimi janë ngritur prej shumë kohësh nga Dhoma Amerikane.
“Sistemi aktual krijon pabarazi dhe padrejtësi tek bizneset duke frenuar klimën e investimeve. Ka mbi 30 vjet që ky sistem vijon të jetë burimi kryesor i evazionit fiskal dhe jo vetëm. Dhe ndërsa shqetësimet në rritje mbi sistemin e taksave janë bërë sistematike si nga komuniteti ndërkombëtar ashtu edhe nga komuniteti lokal i biznesit, sistemi tatimor “arnohet” pothuajse çdo vit.”
Kreu i AmCham rikujton se Dhoma ka hartuar një sërë rekomandimesh për krijimin e një sistemi modern taksash.
“Pritshmëria jone është që rekomandimet e AmCham, përfshirë FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të konkretizohen nga Ministria e Financave nëpërmjet grupeve të punës që janë krijuar dhe ku po trajtohet ‘Axhenda e Investimeve’”, - e ka mbyllur fjalën e tij, Jaçe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.