Ekonomi

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Politika po dëmton biznesin

Dhoma Amerikane e Tregtisë është e shqetësuar për klimën politike në vend e cila sipas saj po ndikon në klimën e biznesit. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford është shprehur se investitorët amerikanë po presin përmirësimin e klimës për të investuar.

“Protestat janë të pranueshme në të gjithë botën, por mosmarrëveshjet nuk zgjidhen duke rrëzuar qeverinë, sikundër pretendohet në Shqipëri. Ky është imazhi që duhet të kujdesen jo vetëm qytetarët sepse gjithmonë do ketë mosmarrëveshje qoftë në biznes dhe politikë. Por nëse mosmarrëveshjet gjithmonë krijojnë një rrëzim të qeverisë kjo është një situatë ndryshe. Kemi mosmarrëveshje në Amerikë, por nuk është se do prishim qeverinë, do presim derisa të kemi zgjedhje për të zgjidhur këto mosmarrëveshje”, thotë Mark Crowford.
Për Crowford, klima e tensionuar politike ndikon negativisht për të ngrirë ata që kanë në plan të investojnë në Shqipëri, pasi ose do të anulojnë projektin ose do ta shtyjnë në kohë.

Normalisht kemi protesta në Amerikë, thotë Crawford, por ata që janë zgjedhur nga qytetarët po të jenë në opozitë shkojnë dhe marrin pjesë në protesta. Sipas tij, i takon më shumë pjesës së politikës; Ambasadës Amerikane dhe BE-së për mendimet e tyre. “Por çdo gjë që jep stabiliteti është një plus. Çdo gjë që krijon një ambient që nuk është stabël është një minus. Kuptohet që investitorët mund të thonë OK nuk dimë çfarë do ndodh, do presim. Nuk është se nuk do të investojnë por do presin”, sqaron ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë