Nga Gazeta 'SI' - Në nisje të sezonit festiv monedha europiane duket se ka forcuar pozicionin e vet përballë monedhës shqiptare.
Në një monitorim të kursit të këmbimit, euro e ka nisur dhjetorin me ecuri pozitive dhe ka rifituar disa nga pikët e humbura përgjatë nëntorit.
Sot, 6 dhjetor, 1 euro këmbehet me 98.33 lekë, disa pikë më shumë prej nivelit më të ulët historik që preku më 14 nëntor, 98.11 lekë.
Një fenomen i ngjashëm ndodhi edhe përgjatë muajve të verës, kur ndonëse pritej një dobësim i fortë i euros, kursi qëndroi stabël rreth vlerës 100 lekë për t’u zhvlerësuar pak javë më vonë.
Banka e Shqipërisë njoftoi gjatë të njëjtit muaj se po kryen analiza të thelluara për shkakun e rënies së shpejtë të euros përballë lekut, ndërkohë që ka shtuar injektimet në treg si një mjet amortizimi për kursin.
Nga ana tjetër, BSH uli në 2.75% normën e interesit një tjetër masë që favorizon euron, duke shtuar qarkullimin e lekut në treg.
Dollari nuk po ndjek të njëjtën rrugë me euron dhe është dobësuar me 0.46 pikë duke u këmbyer me 98.33 lekë. Paundi britanik këmbehet me 118.56 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.