Politike

Dhjetori i dy kongreseve / Berisha e mban më 2 dhjetor. Rama e shtyn, i mbledh socialistët më 8 dhjetor (zbardhet axhenda)

Sali Berisha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në datën 2 dhjetor ku pritet të votëbesohet dhe të marrë disa vendime të cilat ai i ka cilësuar si të rëndësishme për vijimin e axhendës së opozitës.

Në anën tjetëer edhe kryeministri Edi Rama do të mblidhte Kongresin në 4 dhjetor. Por punimet janë shtyrë me katër ditë, me qëllim që në Kuvend të kalojë edhe projektbuxheti nen për nen i parashikuar të miratohet në datën 7 dhjetor.    

Kongresi i PS-së pas dy shtyrjesh rresht është planifikuar të mbahet me 8 dhjetor dhe do të fokusohet në dy  pika;  Fjala e kryesocialistit Edi Rama, sa i përket projektit ‘Shqipëria 2030’ dhe platforma që do të parashtroje Blendi Klosi në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm për riorganizimin e PS, me fokus zgjedhjet e 2025-ës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë