Gazeta Si – Më shumë se 70 protestues pro-palestinez u arrestuan nga policia e qytetit të Nju Jorkut të mërkurën mbrëma, pasi pushtuan për një kohë të shkurtër një pjesë të bibliotekës kryesore të Universitetit Columbia.
Në orët më parë, kishte pasur një demonstratë të madhe në kampusin universitar në mbështetje të Palestinës: disa prej tyre kishin hyrë në Bibliotekën “Butler”, më e madhja në kampus dhe organizuan një protestë ulur për t’i kërkuar universitetit të ndalonte dhënien e fondeve për aktivitetet që protestuesit pretendojnë se mbështesin Izraelin dhe pushtimin e Rripit të Gazës.
Menjëherë pas kësaj, policia ka sulmuar bibliotekën duke arrestuar protestuesit. Personeli i sigurisë publike të universitetit u pa duke mbyllur dyert e përparme të bibliotekës, duke penguar studentët e tjerë të hynin në ndërtesë.
Të paktën 40 deri në 50 studentë, me duart e prangosura u panë duke u futur në furgonë dhe autobusë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut jashtë bibliotekës, ndërsa oficerët të tjerë arrestuan protestuesit e tjerë që refuzuan të largoheshin.
Presidentja në detyrë e Universitetit të Kolumbias, Claire Shipman, i dënoi protestat si “krejtësisht të papranueshme”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte sulmuar ashpër Universitetin e Columbias për protestat pro-palestineze në kampus vitin e kaluar, duke thënë se ato ishin antisemite dhe tregonin një dështim për të mbrojtur studentët hebrenj.
Bordi i administratorëve të Universitetit të Kolumbias ka qenë në negociata me administratën Trump, e cila njoftoi në mars se kishte anuluar qindra miliona dollarë grante për universitetin për kërkime shkencore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.